Kushtet e Ankandit
Përditësuar më: 5/29/2026
1. Pjesëmarrja
Pjesëmarrja në ankandet e organizuara nga Prona.Live është e hapur për të gjithë personat e regjistruar dhe të verifikuar në platformë, mbi moshën 18 vjeç.
2. Regjistrimi
Çdo pjesëmarrës është i obliguar të krijojë një llogari me të dhëna të sakta dhe të verifikueshme. Prona.Live rezervon të drejtën të refuzojë pjesëmarrjen në rast të dhënash të pasakta.
3. Ofertat
Çdo ofertë e vendosur është detyruese. Inkrementi minimal i ofertës është €100 nëse nuk specifikohet ndryshe. Pas mbylljes së ankandit, oferta më e lartë konsiderohet fituese.
4. Fituesi i ankandit
Fituesi obligohet të finalizojë procedurën e blerjes brenda afatit të caktuar. Mospërmbushja e këtij obligimi mund të rezultojë në suspendim të llogarisë dhe humbje të depozitës nëse aplikohet.
5. Tarifat
Tarifat e shërbimit dhe komisionet e platformës do të specifikohen për çdo ankand veç e veç para fillimit të tij.
6. Anulimi
Prona.Live rezervon të drejtën të anulojë ose të shtyjë ankandin për arsye teknike, ligjore apo për mbrojtje të integritetit të platformës.
7. Përgjegjësia
Prona.Live vepron si ndërmjetës dhe nuk mban përgjegjësi për mosmarrëveshjet që mund të lindin midis blerësit dhe shitësit pas finalizimit të ankandit.
